Çfarë ndodh nëse një i sëmurë me astmë preket nga virusi korona? - Bota Sot
Çfarë ndodh nëse një i sëmurë me astmë preket nga virusi korona?

Shëndetësia

Çfarë ndodh nëse një i sëmurë me astmë preket nga virusi korona?

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Njerëzit me astmë janë mësuar me ftohjet sezonale dhe me gripin, që përkeqësojnë gjendjen e tyre dhe shkaktojnë kollitje. Meqë virusi korona sulmon sistemin e frymëmarrjes, të prekurit nga astma tani po pyesin nëse virusi është diçka që i rrezikon edhe më shumë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), nëse keni astmë, mund të jeni më të prekshëm nga virusi. Njerëzit me astmë marrin infeksione në rrugët e frymëmarrjes që mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me virusin korona.

Por, nuk ka asnjë provë përfundimtare që të vërtetojë se dikush me astmë është shumë i rrezikuar ndaj COVID-19.

Megjithatë, këshillohet akoma që të sëmurët nga astma të bëjnë kujdes shtesë, jo vetëm kur bëhet fjalë për virusin korona, por edhe kur përhapet ndonjë sëmundje e frymëmarrjes.

Shumica e njerëzve që infektohen me virus korona vuajnë vetëm efekte të buta dhe ka të ngjarë të bëhen mirë në të ardhmen. Por, për një përqindje të vogël të popullsisë që vuan nga probleme themelore shëndetësore, ai mund të jetë vdekjeprurës.

Kërcënimi më i madh është për ata me sistem imunitar më të dobët dhe sëmundje afatgjata ose kronike. Edhe nëse një i sëmurë nga astma nuk rezulton pozitiv ndaj virusit korona, viruset e frymëmarrjes mund të shkaktojnë simptoma, të cilat mund të çojnë në një sulm astme.

A duhet të izolohem nëse kam astmë?

Është rekomanduar që personat me astmë të shmangin ndërveprimet e panevojshme.

Ky është etiketuar si ‘distancim shoqëror’, i cili është vendosur për të ulur përhapjen e virusit. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha në konferencën e tij për shtyp të dielën se njerëzit e cenueshëm, përfshirë ata me kushte të rënda shëndetësore, duhet të izolohen për 12 javë.

Personat që vuajnë nga astma duhet:

Të shmangin ndërveprimet me njerëzit e tjerë, përfshirë grupet e mëdha, shtrëngimin e duarve, përqafimet, udhëtimet e panevojshme, veçanërisht me transport publik.

Të shmangin ambientet publike, si baret, restorantet, kinematë.

Kur është e mundur, të punojnë nga shtëpia.

Nëse vetizolimi nuk është i mundur, duhet të mbani sa më pak kontakte me të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat