Zbulim i ri: Mpiksja e gjakut dhe enjtja e këmbëve, simptomat më të rrezikshme të koronavirusit

Shëndetësia

Zbulim i ri: Mpiksja e gjakut dhe enjtja e këmbëve, simptomat më të rrezikshme të koronavirusit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 22:53
Ilustrim

Një pacienti i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus ishte në një gjendje të qëndrushme dhe virusin po e kalonte në shtëpinë e tij.

38-vjeçari nuk kishte komplikime serioze të koronavirusit si shumë të tjerë.

“Ai kishte simptoma të buta pulmonare po i kalonte në shtëpinë e tij. Nuk ishte nevoja të shkonte në spital. U diagnostikua me koronavirus në një klinikë urgjente dhe më pas u dërgua në shtëpi. Ai kishte thjesht një kollë të lehtë”, tha Dr. Sean Wengerter, një kirurg vaskular në Pomona, New York.

Më pas pacienti pati një efekt shumë befasues nga COVID-19.

“Një ditë ai u zgjua me të dyja këmbët e mpira, të ftohta dhe ishte aq i dobët sa nuk mund të çohej dot nga krevati”, tha Wengerter, i cili është shefi i departamentit të kirurgjisë vaskulare në Spitalin Samaritan.

Disa nga efektet e tjera të çuditshme dhe shqetësuese të virusit përfshijnë:

-Ënjtje e këmbëve

-Mpiksje gjaku

-Dështimi i organeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat