Stresi nga Covid-19 fëmijët e ardhshëm do të lindin me peshë më të ulët

Shëndetësia

Stresi nga Covid-19 fëmijët e ardhshëm do të lindin me peshë më të ulët

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 01:01
Foto ilustrim

Gjatë një studimi të bërë disa shkëncëtarë dolën në përfundimin se stresi kronik i shkaktuar nga pandemia mund të çojë drejt një vale të bebeve që lindin në peshë më të vogël.

Studiuesit zbuluan se stresi gjatë shtatzanisë ishte i lidhur ndjeshëm më një peshë të ulët për një fëmijë i cili plotëson ciklin 9 mujor.

Fëmijët të cilët lindin më një peshë të vogël përballen me probleme në të ardhme. Ata mund të kenë përformancë të dobët në shkollë, mund të vuajnë nga mbipesha kur të rriten dhe një vdekje të hershme shkruan CNN.  

Profesori Barry Bogin, antropolog biologjik në Universitetin e Loughborough, rishikoi disa studime të mëparshme për të parashikuar sesi Covid-19 mund të ndikojë në peshën e lindjes së gjeneratës tjetër.

Ai dhe bashkautori Dr Carlos Varea thanë se koronavirusi mund të ndikojë negativisht te një nënë e cila është në pritje të fëmijës së saj. Bazuarnë gjetjet, dyshja parashikojnë se do të duhen dy ose më shumë gjenerata për të kuptuar saktësisht se si Covid-19 do të ndikojë në foshnjat që do të vijnë në jetë.

Gjithsësi ata u shprehën se stresi do të ketë një ndikim emocional te nëna dhe te pesha e fëmijës.

“Dikush mund të hipotezojë për të ardhmen e afërt, do të ketë një rritje globale të stresit emocional të nënës dhe një rënië të peshës së fëmijës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat