Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia janë më të rrezikuar nga diabeti

Shëndetësia

Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia janë më të rrezikuar nga diabeti

Nga: A.M Më: 10 shtator 2020 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Njerëzit të cilët nuk arrijnë të bëjnë gjumë të mirë gjatë natës kanë më shumë gjasa të i’u paraqitet sëmundja e diabetit të tipit 2, edhe nëse kanë peshë normale.

Statistikat nga më shumë se 1.000 studime shkencore për diabetin zbuluan se personat që vuajnë nga pagjumësia janë të rrezikuar 17 përqind më shumë nga diabeti krahasuar me ata që flenë mire, shkruan DailyMail, përcjell Bota sot.

Diabeti tip 2 në shumicën e rasteve lidhet me mbipeshën e personave, mos bërjen e ushtrimeve mjaftueshme apo edhe duke konsumuar sasi më të madhe të sheqerit se sa nga ajo që lejohet.

Mirëpo, pagjumësia shkakton ndryshime në hormonet që rregullojnë urinë dhe oreksin, të cilat i bëjnë njerëzit më të prirur ndaj mbingopjes, veçanërisht ndaj ushqimeve me sheqer - gjë që rrit rrezikun e mbipeshës dhe diabetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat