Si të mbroheni nga rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare?

Shëndetësia

Si të mbroheni nga rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare?

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 12:45
Ilustrim

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, duke përbërë 49% të të gjitha vdekjeve, 55% te burrat dhe 43% te gratë. një e treta e vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare janë njerëz të moshës së mesme. ndërsa në evropë vdekshmëria nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular është 30%.

rreziku i përgjithshëm i sëmundjes kardiovaskulare përfaqësohet nga prania e faktorëve individualë të rrezikut. disa prej tyre, të tilla si gjinia, mosha ose predispozitat gjenetike (të treguara nga prania e sëmundjeve kardiovaskulare në familje) nuk mund të ndryshohen. kjo është arsyeja pse ne duhet të përpiqemi të ndikojmë në të ashtuquajturit faktorë të ndryshueshëm rreziku, siç janë presioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i sheqerit dhe yndyrës në gjak, pirja e duhanit dhe mbipesha.

presioni i lartë i gjakut është një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut. me një rritje të presionit të gjakut me 20/10 mmhg, rreziku i sëmundjes kardiovaskulare dyfishohet. prandaj, qëllimi i çdo terapie duhet të jetë arritja e një vlere të synuar të presionit të gjakut, e cila për njerëzit me faktorë shoqërues të rrezikut është 140/90 mmhg. vlera e synuar për njerëzit që kanë diabet përveç presionit të lartë të gjakut është 130/80 mmhg.

pirja e duhanit është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku që mund të ndryshohet. efektet anësore të duhanpirjesnë zemrën dhe enët e gjakut varen nga kohëzgjatja e pirjes së duhanit dhe sasia e cigareve që një person konsumon gjatë ditës. efektet e dëmshme të tymit të duhanit nuk ndikojnë vetëm tek duhanpirësit, por dhe tek personat që qëndrojnë përreth tyre.

ndërprerja e pirjes së duhanit zvogëlon rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare me 50%, por vetëm pas 15 viteve të ndërprerjes së pirjes së duhanit rreziku është i barabartë me rrezikun tek jo-duhanpirësit. ndaj për të mbrojtur zemrën është e rëndësishme të reduktohet risku. për duhanpirësit që zgjedhin të mos heqin dorë, ekzistojnë alternativa që funksionojnë bazuar në parimin e reduktimit të demit, duke zëvendësuar procesin e djegies me atë të ngrohjes.

Si ta mbroni zemrën tuaj?

faktet e përmendura janë deklaruar me qëllim që të motivojnë çdo person, veçanërisht ata me një numër më të madh të faktorëve të riskut, të ndërgjegjësohen për shëndetin e tyre dhe të fillojnë të ndryshojnë zakonet e jetës për më mirë. secili individ duhet të këshillohet të përfshijë në rutinën e tij të përditshme aktivitetin e duhur fizik, meditimin dhe një dietë të shëndetshme, në përputhje me gjendjen aktuale shëndetësore. njerëzit që pinë duhan duhet të motivohen të ndalojnë ose të marrin masa për reduktimin e dëmit, dhe personat që vuajnë nga hipertensioni dhe diabeti duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e marrjes rregullisht të terapisë dhe arritjen e vlerave të synuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat