Ngrënia në restorant dyfishon rrezikun e infektimit nga koronavirus

Shëndetësia

Ngrënia në restorant dyfishon rrezikun e infektimit nga koronavirus

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:12
Ilustrim

Të hash në restorante duket si aktiviteti, që rrit më shumë rrezikun e infektimit nga Sars-Cov-2.

Ky është pohimi i një studimi nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) në Shtetet e Bashkuara, sipas të cilit kishte dy herë më shumë gjasa të gjendeshin tamponë pozitivë mes njerëzve që hëngrën jashtë 15 ditë para testimit.

Hulumtimi krahasoi rreth 150 subjekte që rezultuan pozitiv në korrik në dhjetë shtete, me po aq negativë, të cilët u pyetën për aktivitetet.

Nuk kishte dallime të konsiderueshme nga pazaret, takimet në shtëpi me më pak se dhjetë persona, pjesëmarrja në zyra, palestra, parukeri, transport publik ose ceremoni fetare. Nga ana tjetër, ata që kishin qenë në një restorant treguan një probabilitet të dyfishtë infektimi.

“Ekspozimi ndaj virusit në restorante ka qenë i lidhur me qarkullimin e ajrit – shkruajnë autorët – drejtimi dhe intensiteti i rrjedhave mund të ndikojnë në transmetimin e virusit edhe nëse masat e distancës zbatohen në mënyrë korrekte. Maskat nuk mund të vishen gjatë ngrënies ose pirjes, ndërsa aktivitetet e tjera, siç janë pazaret, nuk i përjashtojnë ato”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat