Miti i dyshekut të fortë, përtej të fortës apo të butës

Shëndetësia

Miti i dyshekut të fortë, përtej të fortës apo të butës

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 06:29
Ilustrim

A e dini se pse vazhdimisht ju është thënë që të flini në një shtrat të fortë është diçka e mirë për ju? Historikisht dyshekët prodhoheshin nga materiale që kompresoheshin. Kjo bëri që dyshekët të binin në mes, duke detyruar njerëzit të flinin në një pozicion të zhytur dhe me vështirësi për të lëvizur gjatë natës. Jo çuditërisht njerëzit filluan të ankohen për dhimbjen e shpinës dhe qafës dhe si shpëtim iu tha të vendosnin një dërrasë nën dyshek për mbështetje. Kështu lindi miti i shtratit të fortë.

Kur zgjedhin dyshekun më të mirë për dhimbjet e shpinës, shumica e njerëzve barazojnë qëndrueshmërinë, mbështetjen dhe butësinë me rehatinë. Sidoqoftë, metoda më e mirë për vlerësimin e dyshekut është të ekzaminoni se si e mbështet shtylla kurrizore. Rehatia dhe shëndeti maksimal mund të arrihet vetëm nëse muskujt tuaj mund të pushojnë plotësisht dhe shpina juaj mbështetet në linjën e duhur.

I FORTË

Studimet tregojnë se nëse një dyshek është shumë i fortë, e detyron trupin tuaj të përshtatet me të. DUX është krejt e kundërta - DUX përputhet dhe përshtatet me trupin tuaj.

I BUTË

Kur një dyshek është shumë i butë, trupi juaj zhytet në një pozicion të varur, duke bërë që shpina juaj të lakohet në mënyrë të panatyrshme.

SHTRATI DUX 

DUX konturohet sipas trupit tuaj, duke mbështetur gjithë gjatësinë e shtyllës suaj kurrizore, në mënyrë të tillë që të mund të pushojë në pozicionin më natyral dhe të shëndetshëm të mundshëm. 

TRUPI YT ËSHTË UNIK 

Një nga faktorët më të rëndësishëm megjithëse akoma i neglizhuar gjatë kërkimit tuaj për dyshekun e duhur është fakti që trupi juaj është unik. Forma juaj dhe si rrjedhojë edhe nevojat tuaja, janë ndryshe nga ato të partnerit tuaj. Që të sigurojë një mbështetje të mirë, një krevat duhet të krijohet me këtë qëllim. 

Një krevat që është shumë i fortë, e detyron trupin tuaj që t’i përshtatet, gjë e cila mund të krijojë presion në kyçet tuaja dhe të pengojë qarkullimin e gjakut. Fjetja në një krevat që nuk konturohet sipas formave unike të trupit tuaj nuk do ta lejojë trupin tuaj të relaksohet dhe si rrjedhojë rehatia juaj dhe cilësia e gjumit do të vihen në rrezik. 

Mbi 90 vite kërkimi ergonomik dhe pune me dizajnin kanë rezultuar në një sistem dinamik sustash që në mënyra aktive i përshtatet formave të trupit tuaj dhe lëvizjeve tuaja gjatë natës. Kjo do ju ndihmojë të ndjeheni rehat gjatë gjumit tuaj. Gjithashtu, edhe nëse e ndani krevatin me dikë tjetër, secili prej jush mund ta rregullojë krevatin sipas nivelit të suportit që ka nevojë për shpatullat, legenin apo këmbët. 

Krevati DUX® është i krijuar duke të pasur ty në mendje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat