Shërojeni kollën me këtë pije që mund ta përgatisni vet

Shëndetësia

Shërojeni kollën me këtë pije që mund ta përgatisni vet

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Kolla, veçanërisht kolla e thatë është shumë e sikletshme.

Ajo është irrituese për fytin.

Kolla e thatë shkaktohet nga viruset, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit.

Për t’i shpëtuar kollës së thatë, duhet të përgatisni pijen e mëposhtme.

Përbërësit:

1 lugë çaji me shafran pluhur (të cilin e gjeni në markete), 3 limonë, 3-4 cm xhenxhefil në copa, 2-3 lugë çaji mjaltë

Përgatitja

Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser.

Shtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser.

Më pas shtoni shafranin e Indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer.

Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në një gotë ujë të ngrohtë.

Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.

Vlerat e përbërësve

Xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit.

Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin.

Shafrani i Indisë lufton bakteret dhe viruset.

Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat