Shenjat e frikshme të mpiksjes së gjakut, që duhet t’i dini patjetër

Shëndetësia

Shenjat e frikshme të mpiksjes së gjakut, që duhet t’i dini patjetër

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:32
Foto Ilustrim

Mpiksja është një grumbullim i qelizave dhe proteinave në gjak. Ajo ndihmon në ngadalësimin e gjakderdhjes pas plagosjes. Zakonisht shpërbëhet pas shërimit. Nëse jo, ose nëse formohet kur nuk duhet, mund të bllokojë enët e gjakut.

Çfarë problemesh mund të shkaktojë?

Mpiksja e gjakut mund të çojë në probleme serioze, deri në vdekje. Nëse shfaqet në arterie, mund të shkaktojë atak në zemër ose goditje në tru. Nëse shfaqet në venë, mund të ndieni dhimbje dhe ënjtje. Një mpiksje e thellë në trup quhet tromboza e venës së thellë.

Ndërsa në mushkëri është embolizmi pulmonar. Të dyja këto janë gjendje të rënda shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat