Foshnjat e lindura me operacion cezarian në rrezik më të lartë të hospitalizimit shkaku i infeksionit

Shëndetësia

Foshnjat e lindura me operacion cezarian në rrezik më të lartë të hospitalizimit shkaku i infeksionit

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Hulumtimi vuri në pah se 1.5 milionë fëmijë deri në moshën e tyre 5-vjeçare janë hospitalizuar lidhur me ndonjë infeksion

Foshnjat e lindura me operacion cezarian janë në rrezik më të lartë të hospitalizimit për shkak të infeksionit, thotë një hulumtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të ueb faqes “The Hippocrotic Post”, ekspertët nga Instituti i Kërkimeve për Fëmijë “Murdoch” dhe Universiteti Aarhus, kanë zhvilluar hulumtim ku janë ekzaminuar 7.2 milionë lindje në Australi, Danimarkë, dhe Britani të Madhe ku 23 për qind janë bërë me operacion cezarian.

Image

Hulumtimi vuri në pah se 1.5 milionë fëmijë deri në moshën e tyre 5-vjeçare janë hospitalizuar lidhur me ndonjë infeksion.

Më tej thuhet se nga këto infeksione 14 mijë janë lidhur me operacion të detyrueshëm cezarian ndërsa 18.500 janë për shkak të operacioneve cezariane të bëra me vetë dëshirë.

Prof. Lars Pedersen nga ekipi hulumtues tha se shkaku i kësaj lidhet me atë se foshnjat nuk ekspozohen ndaj mikrobeve ashtu si në lindjen normale.

Ekspertët tërhoqën vëmendjen se pavarësisht rrezikut në fjalë, lindja cezariane është mënyra më e sigurtë për disa gra dhe foshnja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat