Lindjet e shumëfishta, shkak ilaçet kundër infertilitetit

Shëndetësia

Lindjet e shumëfishta, shkak ilaçet kundër infertilitetit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:24
Foto Ilustrim

Studimet e fundit janë marrë me numrin në rritje të trinjakëve apo katërnjakëve që duket janë pasojë e përdorimit të ilaçeve nga gratë që dëshirojnë të bëhen nëna.

Lindjet e binjakëve, trinjakëve apo katërnjakëve janë rritur së tepërmi vitet e fundit. Por çfarë fshihet pas këtij “lulëzimi të foshnjave”? Shkencëtarët të cilët nisur të studiojnë ndikimin e ndërhyrjeve mjekësore në lindjet e shumëfishta janë përballur me një fakt surprizues: “Fertilizimi in Vitro”, i cili është parë gjithmonë si shkaku kryesor i lindjeve të shumëfishta tek çiftet (pasi siç dihet implantohet në mitër më shumë se një embrion), nuk ishte shkaku kryesor i këtyre lindjeve. Në vend të kësaj janë drogat për trajtimin e fertilitetit ato që shkaktojnë lindjen e binjakëve, trinjakëve etj.

Sipas një studimi të publikuar kësaj jave në “New England Journal of Medicine” 36% e binjakëve dhe 77% e trinjakëve e katërnjakëve të lindur në vitin 2011 ishin rezultat i ilaçeve për trajtimin e fertilitetit.

Doktorët dhe shkencëtarët janë përpjekur që të gjejnë mënyra për të ndalur trendin e rrijes së lindjeve të shumëfishta tek çiftet.

Pse? Doktorët preferojnë që gratë që ngelin shtatzëna përmes një lindjeje, të lindin vetëm një fëmijë, dhe jo të sjellin në jetë shumë fëmijë përmes një lindjeje të vetme. Kjo ndodh pasi ky fenomen konsiderohet i rrezikshëm edhe për nënën, edhe për fëmijën.

Keqkuptimet më të mëdha

Profesor Adashi është një ndër doktorët e studiuesit që është marrë me këtë çështje. Ai shprehet që ata nuk ishin shumë në dijeni në lidhje me shkakun që po çonte në rritjen e lindjeve të shumëfishta.

Kështu ata ndërmorën një studim duke llogaritur se sa herë gratë lindnin shumë fëmijë vetëm me një lindje. Ky studim u ndërmor nga 1962 deri në 1966, periudha përpara trajtmeve të fertilitetit.

Ata krahasuan numrin e lindjeve të shumëfishta të viteve ’62-’66 me të dhënat e 1971-2011. Rezultatet ishin të habitshme: numri i binjakëve ishte rritur gradualisht (1.9) ndërkohë që numri i trenjakëve dhe  katërnjakëve ishte rritur shumë më tepër seç pritej, me një koefiçent prej 6.7.

Duke parë rezultatet e studimit, doktorët u inkurajuan që të ndiqnin udhëzimet e nxjerra nga shoqata mbi teknologjinë e asistuar për riprodhimin.

Këto guida bënë të mundur që doktorët të kufizonin numrin e embrioneve që ata transferonin gjatë një procedure të fertilizimit In Vitro. Doktorët në mënyrë rutinë në të tilla procedura transferonin shumë embrionë në mënyrë që të rrisin gjasat për shtatzëni.

Që kur këto protokolle (udhëzues) janë vënë në zbatim, është vënë re një reduktim prej 70% e tre apo me shumë embrioneve. Kjo ka rezultuar në një ulje prej 33%  të trinjakëve apo lindjeve të tjera.

Gjithsesi, duhet theksuar se drogat (ilaçet) për trajtimin e infertilitetit po shkaktojnë një numër disproporcional të lindjeve të shumëfishta. Në trajtime të tilla, një grua do të marrë ilaçe që do të stimulojnë ovariet e saj që të prodhojnë më shumë se një vezë në muaj.

Duke qenë se fertilizimi In Vitro është një metodë tepër e shtrenjtë dhe nuk bën pjesë në skemën e mbulimit në sigurimet shëndetësore, shumë gra janë të detyruara të zgjedhin trajtimin me pilula kundër infertilitetit. Ligjvënësit gjithnjë e më tepër po lobojnë dhe po këmbëngulin t’i bindin kompanitë e sigurimeve shëndetësore për futjen në skemën e sigurimeve dhe rimbursimin e fertilizimit In Vitro.   Doktorët besojnë se edukimi e ndërgjegjësimi i grave mbi dëmet shëndetësore që sjellin lindjet e shumëfishta është çelësi kryesor për uljen e këtyre lindjeve dhe për përmirësimin e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat