Çfarë është sindroma e pemës së Krishtlindjes?

Shëndetësia

Çfarë është sindroma e pemës së Krishtlindjes?

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:35
Foto Ilustrim

Nëse filloni të teshtini kur afroheni tek një pemë e dekoruar, duhet të dini se shkaku mund të jetë sindromi i pemës së Krishtlindjes.

Sindroma e pemës së Krishtlindjes mund të shkaktojë simptoma të alergjisë sezonale, siç janë ethet gjatë sezonit të festave.

Simptomat

Hundë e bllokuar, kollë, gulçim, sy të irrituar, sy që lotojnë, lodhje, dhimbje në gjoks, çrregullime të gjumit … të gjitha karakteristikat e rinitit alergjik. Në raste të rënda, fëmijët me astmë mund të vuajnë nga një krizë e rëndë që kërkon ndërhyrjen e mjekut.

Shkaku

Kur pema rritet jashtë, mbi të mund të vendoset myku.

Pasi të vendoset në shtëpi, në një mjedis të ngrohtë, këto mikroorganizma mund të rriten dhe kolonizojnë dhomën përmes sporeve. Një studim amerikan ka identifikuar praninë e 53 llojeve myku në 26 pemë të ndryshme Krishtlindjeje.

Sa më gjatë që pema e Krishtlindjes të mbetet në shtëpi, aq më e lartë është shkalla e sporeve të mykut.

Kimikatet si bora artificiale mund të shkaktojnë gjithashtu reagime. Prandaj ka të ngjarë që njerëzit me alergji të zhvillojnë simptoma të rinitit.

Zgjidhja

Teknika më e thjeshtë për tejkalimin e problemit është… mos bërja e pemës së Krishtlindjeve. Versioni artificial ose dekorime alternative dhe ekologjike mund të kufizojnë rrezikun e alergjive.

Ju gjithashtu mund ta lani pemën tuaj dhe ta lini të thahet jashtë para se ta vendosni përsëri në shtëpi.

Nëse zgjidhni një bredh artificial, mos harroni ta lani atë ose ta pastroni me një fshesë me korrent, sepse pluhuri dhe myku mund të mbërthehen edhe atje.

Të gjitha zbukurimet duhet të jenë të pastra, sepse pluhuri tërheq myk. Për të lehtësuar simptomat, mund të lidhni një pastrues ajri në dhomën ku ndodhet pema dhe të minimizoni ekspozimin, duke e mbajtur bredhin për 4-7 ditë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat