Keni probleme me rënien e imunitetit. Ekziston zgjidhja natyrale për forcimin e tij, e këtë mund ta bëni duke konsumuar ushqimet e cekura më poshtë.
MOLLËT
Mollët e forcojnë mekanizmin mbrojtës të trupit, falë substancës, që është në rend të parë, kuercetinës. E pasur me vitamina C, po ashtu ndikon në punën e qelizave të sistemit imun.
LAKRA
Lakra ndihmon në forcimin e sistemit imun. Po ashtu, lakra është e pasur me karotenoide, si dhe me vitaminat C dhe E, që gjakun e mbrojnë nga oksiduesit e dëmshëm. Një ose dy herë në javë hani së paku 400 gramë, në forma të ndryshme.
BISHTAJORET
Bizelet, fasulja dhe bimët e tjera nga kjo familje përmbajnë një sasi të madhe të zinkut, mineraleve, që ndikojnë kundër simptomave të etheve. Mënyra më e mirë për parandalimin e gripit apo ftohjes, është që të hani dy herë në javë 200 gramë bishtajore.
PATATET
Patatet trupit i sigurojnë zink dhe vitamina, që janë të domosdoshme për punë të mirë të sistemit imun të njeriut. Patatet si mbrojtës të shëndetit të përgjithshëm përmbajnë edhe kalium, i cili nxit sekretimin e lëngjeve prej organizmit, si dhe ndikojnë mirë në përmirësimin e tretjes. Për çdo ditë hani 250 gramë.
HUDHRA
Hudhra, për shkakun se përmban sasi të madhe me vitamina C dhe substancën kimike alibinë, e cila vret bakteret dhe kërpudhat, e forcon sistemin imun të organeve të frymëmarrjes. Sugjerohet që brenda secilës ditë ta hani së paku një hudhër.
PORTOKAJTË
Portokajtë janë burim i mirë për vitamina C. Qelizave të sistemit imun u ndihmojnë kundër baktereve dhe viruseve. Hani nga dy portokaj për çdo ditë.
SPECAT
Specat përmbajnë sasi të madhe me vitamina C. Do të duhej t'i konsumonte secili person i rritur. Së paku një herë në javë, për drekë, hani një spec.
PANXHARI
Panxhari është i pasur me përbërës shërues, si bioflavonoide dhe betarinë. Ndihmon po ashtu që në afat rekord të heqim qafe ftohjen. Sugjerohet që një herë në javë ta konsumoni një panxhar.