Farat e domates, aspirina natyrale

Shëndetësia

Farat e domates, aspirina natyrale

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:30
Foto Ilustrim

Studimet e kryera nga Instituti Rowett arrit në përfundimin se farat e domates janë një ‘ilaç” natyral mjaft i mirë për personat që kanë probleme me zemrën. Farat e domates përmbajnë një xhel që është shumë i mirë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe parandalon mpiksjen e tij. Kjo zëvendëson shumë mirë aspirinën që kardiologët u rekomandojnë pacientëve të tyre të marrin çdo ditë.

Këto fara të domates përbëjnë një alternativë më të shëndetshme kundër mpiksjes së gjakut se aspirina pasi nuk kanë efekte anësore. Ndërsa aspirina nëse përdoret për një kohë të gjatë dëmton stomakun dhe nxit formimin e ulçerës. Kjo ka bërë që xheli i marrë nga farat e domates të marrin edhe aprovimin e autoriteteve evropiane të shëndetit.

Përveç shmangies së mpiksej së gjakut, farat e domates përmbajnë një sërë mineralesh dhe vitaminash të dobishme në trajtimin e disa sëmundjeve. Ato janë të dobishme për uljen e kolesterolit sepse përmbajnë shumë fibër, ndërkohë që antioksidantët luftojnë radikalet e lira që nxisin inflamacionin.

Farat e domates janë të pasura me vitaminë K dhe kalcium që ndihmojnë në përmirësimin e dendësisë kockore. Ndërsa vitamina A që ndodhet tek këto fara ndihmojnë në përmirësimin e shikimit dhe shëndetit të syve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat