Nëse ndjeni se po ju ikën shija, ja produktet bimore që na përforcojnë imunitetin

Shëndetësia

Nëse ndjeni se po ju ikën shija, ja produktet bimore që na përforcojnë imunitetin

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Mjeku popullor, Irfan Gjeci, ka sugjeruar sot në emisionin “Shqipëria Live”, çajrat dhe produktet që duhet të konsumojmë gjatë kësaj periudhe.

Sipas mjekut popullor, duhen konsumuar çajra të bërë me lule kumaku,dafinë, rozmarinë, trumzë.

“Nëse ndjeni që po ju ikën shija dhe nuhatja duhet të përdorni vajra esenciale si vaji i dafinës, ta thithni nga hunda ose të merrni dy pika nga goja”, tha Gjeci. Në mungesë të vajit esencial të dafinës mund të përdorni gjethet e dafinës.

Mjeku shtoi gjithashtu se është e rëndësishme të ruajmë qetësinë. “Kur na kap paniku situata do të rëndohet dhe mund të bëhet shkak i problemeve të tjera. Në raste të tilla “merrni një lugë me spec të kuq djegës, ziejeni dhe pasi ta kulloni pijeni. Do të nxisë qarkullimin e gjakut”, thotë mjeku.

Ky i fundit ka shtuar se limoni duhet të konsumohet përditë. Në këtë periudhë kur virusi Covid-19 është më i pranishëm se kurrë në vendin tonë, po ashtu dhe virozat e stinës është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin duke u siguruar që të marrim vitamina dhe vlera ushqyese në dietën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat