Të pish shumë ujë…të nxehtë

Shëndetësia

Të pish shumë ujë…të nxehtë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:38
Foto Ilustrim

Të pini shumë ujë është një nga gjërat më të mira që mund t’i bëni trupit tuaj. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se femrat duhet të pijnë 1.6 litër ujë në ditë, ndërsa meshkujt 2 litra.

Por a e dini se çfarë përfitimesh sjell në organizëm konsumimi i ujit të ngrohtë?

Uji i ngrohtë stimulon tretjen. Trupi nuk do të përdorë aq shumë energji për të tretur ushqimin pasi pirja e ujit të ftohtë gjatë ngrënies ka efekt të kundërt. Kjo është një tjetër arsye pse restorantet ofrojnë kafe ose çaj në fund të një vakti.

Uji i ngrohtë shërben si një detox shumë i mirë. Ndihmon trupin të djegë toksinat ndërsa djersiteni dhe urinoni. Shumë dieta detox, në thelb kërkojnë që ju të mos konsumoni asgjë, përveç lëngjeve, por mos harroni se trupi juaj ka nevojë për rreth 2000 kalori në ditë për të funksionuar siç duhet.

Gjithashtu, konsumimi i ujit të ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut. Muskujt relaksohen, duke ndihmuar që gjaku të qarkullojë lehtësisht.

Uji i nxehtë relakson muskujt dhe lehtëson dhimbjen. Gjithashtu, ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës dhe dhimbjeve të tjera të trupit.

Një nga efektet më thelbësore, është humbja e peshës. Efekti i menjëhershëm, kur ju konsumoni ujë të nxehtë, është hidratimi, i cili ndihmon jo vetëm për të djegur kalori më shpejt, por dhe ndihmon të ndiheni më të ngopur për një kohë më të gjatë.

Uji i nxehtë ndihmon dhe në ngadalësimin e procesit të plakjes. Lëkura do jetë më elastike, gjë që redukton ndjeshëm rrezikun e rrudhave.

Një tjetër efekt pozitiv, nga konsumimi i ujit të ngrohtë, janë flokët. Ujë i ngrohtë aktivizon nervat në rrënjët e flokëve, duke i bërë të butë dhe plot shkëlqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat