Cilat janë simptomat e variantit të ri të COVID-19?

Shëndetësia

Cilat janë simptomat e variantit të ri të COVID-19?

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Planet e festave janë anuluar për miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa kufizimet e reja hyjnë në funksion në pjesën më të madhe të atij vendi, veçanërisht për ato në Londër dhe juglindje të Anglisë.

Varianti i ri u identifikua për herë të parë në Kent, javën e kaluar gjatë mbikëqyrjes rutinë nga Shëndetësia Publike Angli. Tani, mbi 60 autoritete lokale në Angli kanë raportuar raste të variantit të koronavirusit, shkruan Express.co.uk.

Tipi i ri nuk mendohet të shkaktojë simptoma më të këqija ose të ndryshme të koronavirusit në krahasim me virusin siç e kemi njohur për 10 muajt e fundit.

Simptomat nuk kanë ndryshuar, një kollë e vazhdueshme, dhimbje gjoksi dhe humbje e shijes dhe erë janë simptomat kryesore të koronavirusit. Ka pasur shumë mutacione në virus që kur u shfaq në vitin 2019. Kjo pritet te viruset dhe është e zakonshme – SARS-CoV-2 është një virus ARN dhe këto viruse ndryshojnë.

Sidoqoftë, 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat