Deri te shëndeti me ndihmën e verës

Shëndetësia

Deri te shëndeti me ndihmën e verës

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Foto Ilustrim

Edhe pse në shikim të parë ju duket e habitshme që ta konsumoni verën si ilaç, vera ndihmon në zgjidhjen e problemeve me fyt të pezmatuar, dhimbjeve të dhëmbit, gripit dhe depresionit.

PEZMATIMI I FYTIT DHE DHIMBJET E DHËMBIT

Në një litër ujë të ngrohtë me verë të zezë shtoni një lugë mëllagë të bardhë de trumzë. E lini të qëndrojë për pesë minuta. Kjo përzierje ekskluzivisht përdoret në shpëlarjen e gojës dhe të fytit nuk konsumohet. GRIPI Pasi që në enë të keni tretur 60 g sheqer, shtoni një litër verë të bardhë. E lini të vlojë pak, e ftohni, shtoni 2 dl rum dhe një sheqer vanilje. Ky "çaj" konsumohet ngadalë, disa gllënjka nga tri-katër herë.

DEPRESIONI

Dy pjesë barishte i lini të qëndrojnë për një javë në një litër verë të zezë. Pini nga vetëm 1 dcl në ditë, së paku për gjashtë javë.

NERVOZIZMI

Përzieni borzilokun dhe rozmarinën. Dy lugë të kësaj përzierjeje përzieni me gjysmë litër verë të ngrohtë. E lini të qëndrojë për rreth një orë. Pini gjysmë gote para dhe pas shujtave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat