Studiuesit: Ja çfarë e shkakton konfuzionin mendor tek njerëzit prekur nga Covid-19

Shëndetësia

Studiuesit: Ja çfarë e shkakton konfuzionin mendor tek njerëzit prekur nga Covid-19

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:54
Ilustrim

Njëra nga dhjetëra simptoma e pazakonta, që janë shfaqur tek pacientët e prekur nga Covid-19, është një gjendje që quhet jo zyrtarisht “truri i Covid” ose “mjegullnaja e trurit”. Ajo karakterizohet nga një konfuzion mendor, dhimbje e vazhdueshme e kokës dhe një humbje e përkohshme e kujtesës.

Në raste të rënda, ajo mund të çojë në psikoza, madje edhe në kriza nervore. Kjo gjendje shfaqet zakonisht disa javë pasi dikush sëmuret për herë të parë me Covid-19. Në numrin e ri të revistës “Cancer Cell”, një ekip multidisiplinar studiuesish nga spitali Memorial Sloan Kettering (MSK), raportoi një shkak themelor të kësaj gjendjeje:praninë e molekulave inflamatore në lëngun që rrethon trurin dhe palcën kurrizore (i quajtur lëngu cerebrospinal).

Gjetjet sugjerojnë se barnat anti-inflamatore, siç janë steroidet, mund të jenë të dobishme për trajtimin e kësaj gjendje. Gjithsesi nevojiten më shumë kërkime.“Në fillim ne u konsultuam me kolegët tanë në repartet e reanimacionit, të cilët kishin vërejtur një gjendje të tillë tek shumë pacientë që ishin të shtruar në spital me Covid-19”- thotë Xhesika Uillkoks, drejtuese e pavionit të neuro-onkologjisë në MSK, dhe një nga autorët e studimit tëri.

Termi mjekësor për “trurin Covid” është encefalopatia. Anëtarët e Departamentit të Neurologjisë në MSK-së, ishin të gatshëm ta studionin, pasi ata janë mësuar tashmë me trajtimin e sindromave të tjera inflamatore sistemike. Ato janënjë efekt anësor tek pacientët që i nënshtrohen një lloj imunoterapie, të quajtur terapia me qelizat T të antitrupave kimerikë (CAR), një trajtim ky për kancerin e gjakut. Kur përdoret kjo terapi, qelizat imune të njeriut çlirojnë molekula të quajtura citokina, të cilat e ndihmojnë trupin të vrasë kancerin.

Por citokinat mund të depërtojnë edhe në zonën përreth trurit dhe të shkaktojnë inflamacion. Por kur ekipi i MSK nisi të studionte “trurin Covid”, ata nuk e dinin se shkaku ishin citokinat”. Në fillim, ata dyshuan se ishte vetë koronavirusi, ai që po ndikonte në tru. Studimi i botuar në“Cancer Cell” u fokusua tek 18 pacientë, të cilët u shtruan në spital në MSK me Covid-19, dhe po përjetonin probleme të rënda neurologjike.

Pacientët iu nënshtruan një ekzaminimi të plotë neurologjik, duke përfshirë skanimet e trurit MRI dhe CT, dhe monitorimin e elektroencefalogramës (EEG), për të zbuluar shkakun e gjendjes së tyre. Kur nuk u gjet asgjë nga skanimet që do të shpjegonte gjendjen e tyre, studiuesit menduan se përgjigjja mund të fshihej tek lëngun cerebrospinal. Ekipi i mikrobiologjisë, shpiku një test për të zbuluar virusin e Covid-19 tek ky lëng. Në13nga 18 pacientët,u morën mostra në shtyllën kurrizore, por nuk u gjetën shenja të virusit. Në atë moment, pjesa tjetër e lëngut u dërgua në laboratorin e ekspertes Adrien Buare për studim të mëtejshëm.

Jan Remsik, një nga studiuesit në laboratorin e Dr.Buare në Programin e Onkologjisë dhe Patogjenezës Njerëzore, thotë se u zbulua se këta pacientë kishin një inflamacion të vazhdueshëm dhe nivele të larta të citokinave në lëngun e tyre cerebrospinal, gjë që shpjegonte edhe simptomat që shfaqnin.

“Dikur ne mendonim se sistemi nervor ishte një organ i privilegjuar imunitar, se ai nuk kishte asnjë lloj lidhje me sistemin imunitar. Por sa më shumë që analizojmë të dhënat nga këta pacientë, aq më shumë gjejmë lidhje midis të dyve”- thotë Buare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat