Çfarë do të ndodhë me trupin tënd sot në mëngjes, nëse e para gjë që do pish do të jetë kafeja

Shëndetësia

Çfarë do të ndodhë me trupin tënd sot në mëngjes, nëse e para gjë që do pish do të jetë kafeja

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 07:13

Shumë prej nesh vendosin ta nisin mëngjesin e tyre me një filxhan kafeje, por kjo mund të mos jetë mënyra e duhur. Në fakt aspak! Sipas specialistëve, koha e duhur është ajo e mëngjesit të vonë, 9:30-11:30, por jo më herët. Ky artikull do t’ju njohë me efektet anësore të kafesë, kur kjo e fundit konsumohet në orët e para të mëngjesit.

Mund të ndiheni më të përgjumur
Kafeja është një “pije zgjimi” për shumë prej nesh, por rrufitja e saj sapo zgjoheni nga gjumi mund të ketë efekt të kundërt. Kafeina dyfishon nivelet e hormoneve të stresit dhe mund të çojë në probleme me gjumin, gjë që rezulton në lodhje. Nëse e filloni ditën tuaj me një filxhan kafeje me sheqer, mund të ndiheni të përgjumur pas një periudhe të shkurtër kohe. Kjo ndodh sepse trupi ynë prodhon insulinë për të kompensuar sheqerin, duke bërë që nivelet e glukozës në gjak të bien, gjë që rezulton në mungesë energjie dhe ankthi.

Trupi juaj mund t’i humbasë mineralet thelbësore shumë më shpejt

Kafeja në mëngjes mund të bëjë që të humbni shumë vitamina dhe minerale thelbësore. Mund të sabotojë thithjen e hekurit, magnezit dhe vitaminave B, të cilat janë jetike për sistemin tonë nervor. Shumë kafeinë gjithashtu përkthehet në më pak kalcium te kockat tona, duke i bërë ato të dobëta dhe të brishta.

Probleme me stomakun

Kafeja aktivizon sistemin tonë nervor, i cili nga ana tjetër ndikon në zorrën e trashë dhe mund të shkaktojë diarre. Disa njerëz gjithashtu pëlqejnë të shtojnë qumësht ose krem në filxhanin e tyre të mëngjesit dhe për shkak se shumica prej nesh kanë vështirësi në tretjen e laktozës, kjo mund të shkaktojë edhe shqetësime në stomak.

Efekte të tjera:

Shtim në peshë

Rritje e ankthit

Tharje e lëkurës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat