Mos i hidhni gjethet e karotës!

Shëndetësia

Mos i hidhni gjethet e karotës!

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Këtë ushqim të shëndetshëm, gjatë stinës së pranverës dhe të verës duhet ta përdorni në maksimum. Pos vetë frytit, gjethet e karotës po ashtu janë të përdorshme. Janë burim i pasur për vitamina dhe minerale. Në bazë të disa vetive, gjethet janë më shëruese se vetë fryti. Gjethet përmbajnë më shumë vitamina C se rrënjët dhe më shumë vitamina K se sa secila perime tjetër. Ka ndikim detoksues në mëlçi dhe gjithë trupin, e është e pasur edhe më shumë minerale që ndikojnë mirë në mbarë metabolizmin si dhe në parandalimin e zhvillimit të tumoreve.

Ka efekt antiseptik dhe ndikon mirë kundër aromës së keqe nga goja, mishi të dhëmbit që dhemb dhe kundër dhimbjeve të dhëmbit. Gjethet e karotës mund t'i përdorni në sallata dhe në omëletë. Çaji nga gjethet e karotës janë të shkëlqyeshme për pastrimin e organizmit. Marrë parasysh në efektin shërues, gjethet përdoren edhe në lëngje. Gjethet e reja shkëlqyeshëm kombinohen me mollë dhe pemët tjera

PËRBËRËSIT PËR LËNGUN PËR DETOKSIM

- disa kërcej të rinj të gjetheve të karotës - 2 pemë (mollë, dardhë …) - 2 gota me ujë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat