Studimi i fundit: Si ftohja e zakonshme e lufton Covidin?

Shëndetësia

Studimi i fundit: Si ftohja e zakonshme e lufton Covidin?

Më: 24 mars 2021 Në ora: 06:55
Ilustrim

Virusi që shkakton ftohjen e zakonshme mund të nxjerrë në mënyrë efektive virusin Covid nga qelizat e trupit. Këtë kanë zbuluar disa studiues, të cilët thonë se disa viruse konkurrojnë me njëri-tjetrin për të shkaktuar infeksionin.

Shkencëtarët e Universitetit të Glasgow thonë se virusi i ftohjes e lufton koronavirusin. Përfitimet mund të jenë afatshkurtra, megjithatë virusi i ftohjes, i njohur si rinovirus, mund të ndihmojë në mposhtjen e Covid.

Studiuesit e krahasojnë me një derë të hapur rrugën e frymëmarrjes nga hunda e fyti dhe mushkëritë, dhe thonë se sapo një virus të futet brenda, virusi aktual mund të lejojë viruse të tjera, ose mund të mbyllë derën që të mbajë zonën ku do të infektojë për vete.

Gripi është një nga viruset më egoistë përreth dhe pothuajse gjithmonë infekton i vetëm. Të tjerë, të tillë si adenoviruset, duket se janë më shumë pranues të viruseve të tjera.

Ka pasur shumë spekulime se si virusi që shkakton Covid, i njohur si Sars-CoV-2, mund të futet në botën misterioze të bashkëveprimeve virus-virus.

Sfida për shkencëtarët është se një vit distancimi social ka ngadalësuar përhapjen e të gjitha viruseve dhe e ka bërë shumë më të vështirë studimin.

Ekipi në Qendrën për Kërkimin e Virusit në Glasgow bëri një eksperiment nga të njëjtat lloje qelizash të prekura nga virusi i ftohjes duke i infektuar edhe me Sars-CoV-2. Dhe u zbulua se nëse rinovirusi i ftohjes dhe Sars-CoV-2 lëshohen në të njëjtën kohë, vetëm rinovirusi është i suksesshëm në depërtimin në qeliza. Edhe kur Sars-CoV-2 kishte 24 orë që ishte futur në organizëm, rinovirusi e nxori atë jashtë.

Doktor Pablo Murcia tregon se ky studim është emocionues. Kjo sepse nëse keni një prevalencë të lartë të rinovirusit, mund të ndalojë infeksionet e reja nga Sars-CoV-2.

Efekte të ngjashme janë parë edhe më parë. Një shpërthim i madh i rinovirusit ndikoi në pandeminë e gripit të derrit në 2009-ën në pjesë të Evropës.

Eksperimentet e mëtejshme treguan se rinovirusi po shkaktonte një përgjigje imune brenda qelizave të infektuara, gjë që bllokoi aftësinë e Sars-CoV-2 për të bërë kopje të vetvetes.

Kur shkencëtarët bllokuan përgjigjen imune, atëherë nivelet e virusit Covid ishin të njëjta, sikur rinovirusi të mos ishte aty.

Sidoqoftë, Covid rezulton të jetë në gjendje të shkaktojë përsëri një infeksion pasi të kalonte i ftohti dhe përgjigja imune të qetësohej.

"Vaksinimi, plus masat e higjienës, plus ndërveprimet midis viruseve mund të ulin shumë incidencën e Sars-CoV-2, por efekti maksimal do të vijë nga vaksinimi."

Saktësisht se si do ndikojë kjo në dimrat e ardhshëm është ende e panjohur. Koronavirusi ka të ngjarë të jetë akoma rreth nesh dhe të gjithë infeksionet e tjera që janë zbehur gjatë pandemisë mund të kthehen pasi imuniteti të zbehet.

Doktoreshë Susan Hopkins nga Shëndeti Publik në Angli, ka paralajmëruar se do të kemi një dimër të vështirë përpara: Do kemi riaktivizim të viruseve të tjera, të gripit dhe viruseve që prekin rrugët e frymëmarrjes.

Rezultatet e studimit janë publikuar në Journal of Infectious Diseases.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat