Kur do të kthehet Covid-19 në grip normal?

Shëndetësia

Kur do të kthehet Covid-19 në grip normal?

Më: 23 maj 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Nga studimet e shumta dhe të vazhdueshme mbi përhapjen e Covid-19 vijnë vazhdimisht lajme të mira.

Ekspertë të shumtë besojnë se koronavirusi pandemik SARS-CoV-2, i cili është përhapur globalisht do të bëhet endemik në të ardhmen dhe për këtë arsye do të përhapet vetëm lokalisht, duke zvogëluar gradualisht agresivitetin e tij. Me pak fjalë do të jetë i ngjashëm me një grip normal.

Sipas studimit të publikuar nga Corriere della Sera, ky skenar pozitiv është parashikuar nga dy grupe të ndryshme shkencëtarësh: ata nga Universitetit Kolumbia në Nju Jork dhe kolegët nga e Departamentet të Biologjisë së Universitetit Shtetëror të Emory dhe Pensilvanisë i cili publikoi studimin.

Falë simulimeve të ndryshme të kryera, fati i koronavirusit SARS-CoV-2 duket të jetë saktësisht e njëjtë me koronavirusët e tjerë që qarkullojnë të njerëzit dhe që shkaktojnë gripin apo të ftohurën e thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat