A i dini vlerat e fasules?

Shëndetësia

A i dini vlerat e fasules?

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Fasulet janë të pasura me proteina që treten lehtë, me vitamina B, C dhe E, me minerale: kalcium, fosfor, bakër, zink, hekur, si dhe me aminoacide si:triptofani, lizina, arginina, tirozina dhe metionina.

Fasulet kanë ndikim të shkëlqyer në mëlçi dhe ne fshikëzën e tëmthit.

Fasulet janë “pastrues” të vërtetë të traktit digjestiv dhe e forcojnë sistemin kardiovaskular, duke ndikuar njëkohësisht edhe në një pamje më të mirë të lëkurës.

Fasulet janë një ndër ushqimet e preferuara të shqiptarëve. Ata janë një pjatë që shpeshherë gjen vend në tyrezat tona familjare dhe jo vetëm për shkak të varfërisë, por dhe shijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat