Zbulohet se si ta 'shkyçni' kancerin

Shëndetësia

Zbulohet se si ta 'shkyçni' kancerin

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë apo një kod për ta ndalur kancerin, u tha sot. Në eksperimentet mbresëlënëse, ata bënë që qelizat kancerogjene të gjirit dhe të fshikëzës të jenë të shëndetshme përsëri. Dhe, ata besojnë se edhe shumë lloje tjera të kancerit do ta kenë fatin e tyre.

Ata thonë se puna e tyre zbulon 'një biologji të re të papritshme që e ofron kodin, softueri që e shkyç kancerin'. Ajo që është me shumë rëndësi, e zbulon 'strategjinë e re për terapinë e kancerit'. Me gjithë përparimet në mjekësi, kanceri vret më shumë se 150,000 britanikë çdo vit dhe shkatërron jetët e shumë të tjerëve.

Puna edhe më tutje është në fazën e hershme, por sjell shpresë se kanceri nuk do të marrë më jetë në të ardhmen. Sikurse ilaçet konvencionale të kancerit, që funksionojnë duke e vrarë kancerin, ekipi amerikan ka për qëllim t'i çarmatosë qelizat dhe t'i largojë ato pa bërë dëm.

Zbulimi përqendrohet në proteinën e quajtur "PLEKHA7", që ndihmon që qelizat e shëndetshme të mbesin bashkë, të paprekura. Eksperimentet kanë treguar se si qelizat njerëzore, që ishin shumë të rrezikshme dhe të prekura me kancer, përsëri mund të shndërroheshin në qeliza normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat