Ngërçi i muskujve

Shëndetësia

Ngërçi i muskujve

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Shkaktarët më të shpeshtë të ngërçeve të muskujve janë lodhja, dehidrimi dhe mungesa e mineraleve, e ngërçet mund të shkaktojnë dhembje të mëdha.

Në këtë aspekt ndihmojnë shumë ushqimet e pasura me kalium dhe magnez, si dhe kompresat e nxehta.

Nëse ngërçet paraqiten edhe nëse pini sasi të mjaftueshme të ujit dhe bëni lëvizje të rregullta, atëherë rriteni konsumimin e ushqimeve të pasura me magnez dhe kalium, sikur që janë bananet, patatet, perimet e gjelbra me fletë.

Te dhembjet e vogla, ilaç është shtypja me dorë në mes të vendit ku është paraqitur ngërçi. Nëse ngërçi zgjat shkurt, atëherë pas tij nuk paraqitet dhembja, por te ngërçet e gjata, muskujt mund të dhembin me ditë të tëra. Në raste të tilla ndihmojnë kompresat e nxehta dhe banjat e tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat