Studimi i ri tregon për rëndësinë e vitaminës D në kancerin e gjirit

Shëndetësia

Studimi i ri tregon për rëndësinë e vitaminës D në kancerin e gjirit

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:19
Ilustrim

Hulumtimet kanë treguar se një nivel i mjaftueshëm i vitaminës D në kohën e diagnozës së kancerit të gjirit mund të përmirësojë ndjeshëm mundësinë e mbijetesës së një personi.

Studiuesit matën nivelin e vitaminës D në kohën e diagnostikimit të kancerit të gjirit, dhe më pas shkallën e mbijetesës 10 vjet më vonë në pothuajse 4.000 njerëz.

Është vërtetuar gjithashtu se marrja e vitaminës D, indeksit të masës trupore dhe racës kanë ndikimin më të madh në nivelin e kësaj vitamine në gjak, raporton Healthline.

Epidemiologu dhe autori i studimit Song Yao shkroi në një deklaratë se këto rezultate përfaqësojnë provat më të forta deri më tani lidhur me mbajtjen e një sasie të mjaftueshme të vitaminës D te njerëzit me kancer të gjirit.

Ai tha se kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë afro-amerikane që kanë një shkallë më të lartë të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në krahasim me gratë e bardha.

Një përqendrim më i lartë i melaninës në lëkurën e errët zvogëlon prodhimin e vitaminës D kur ekspozohet në diell. Është vlerësuar që afrikano-amerikanët duhet të ekspozohen ndaj diellit pesë deri në 10 herë më shumë sesa njerëzit me lëkurë më të lehtë në mënyrë që të arrijnë të njëjtin nivel të vitaminës D në gjak.

Studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet më të larta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik më të ulët të kancerit të zorrës së trashë. Hulumtimi i ri ka treguar se kjo vitaminë mund të rrisë mundësinë e mbijetesës së pacientëve me kancer të gjirit.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që vitamina D ka aftësinë për të luftuar këtë lloj kanceri, pasi që nevojiten analiza shtesë.

Sigurisht, këshillohet të konsumoni ushqime të pasura me vitaminë D si trofta, salmoni, kërpudhat, qumështi dhe drithëra.

Grupet e njerëzve që kanë nevojë për shtesa të vitaminës D përfshijnë kryesisht gratë në menopauzë, burrat dhe gratë që kanë marrë steroide për një kohë të gjatë, të moshuarit, gratë shtatzëna, njerëzit me sëmundje kronike të veshkave dhe njerëz të trashë.

Mbani në mend se duhet të konsultoheni me një mjek para se të vendosni të merrni ndonjë lloj shtojcash, pasi marrja e tyre në vetvete mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat