Aspirina e lufton kancerin në këtë mënyrë!

Shëndetësia

Aspirina e lufton kancerin në këtë mënyrë!

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Aspirina mund të ndihmojë në luftimin e kancerit, i kombinuar me imunoterapi, thotë një studim i ri. Ky ilaç që e lufton dhembjen suprimon një molekulë, e cila ua mundëson tumoreve që t'i thyejnë mbrojtjet e sistemit imunitar.

Analizat laboratorike tregojnë se qelizat e kancerit të lëkurës, gjinjve dhe zorrës shpesh krijojnë sasi të mëdha të kësaj molekule, të quajtur prostaglandinë E2 (PGE2).

Por, studimi i ri tregoi se Aspirina dhe anëtarët e tjerë të familjes së ilaçeve 'inhibitorët Cox', bllokojnë prodhimin e kësaj molekule, kështu që tumoret nuk kanë se ku të fshehen.

Te minjtë laboratorikë është parë se kombinimi i aspirinës me imunoterapi ngadalëson rritjen e kancerit të lëkurës dhe zorrëve. Professor Caetano Reis e Sousa, i cili e udhëhoqi këtë studim, thotë se kjo do të ketë rëndësi të madhe në të ardhmen, për luftimin e sëmundjeve malinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat