Çfarë është ndihma e shpejtë?

Shëndetësia

Çfarë është ndihma e shpejtë?

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Keni prerë dorën në kuzhinë dhe të gjithë ju kanë këshilluar për mjetet e ndihmës së parë?

Përpara se ta ndiqni, bëni testin e mëposhtëm.

Ai do t’ju ndihmojë të kontrolloni njohuritë tuaja:

1. Një prerje të vogël është më mirë ta pastroni me ujë të oksigjenuar apo ta mbani atë të thatë?
e drejtë/ gabim

2. Mjalti në plagë bën mrekullira në djegien e lehtë. e drejtë/ gabim

3. Ngjitet këpusha? Në qoftë se i mbuloni me vazelinë, do të jetë më e lehtë që t’i hiqni. e drejtë/ gabim

4. Që të ulni një ënjtje, mjafton të hani portokall. e drejtë/ gabim

Përgjigjet e duhura

1. Gabim: Uji i oksigjenuar vret qelizat e shëndetshme. Pastroni plagën e prerë me një sapun të butë dhe ujë të rrjedhshëm dhe më pas vendosni në të një kompresë.

2. E drejtë: Studime shkencore vërtetojnë që fermentet antibakteriale që përmban mjalti ndihmojnë në përtharjen më të shpejtë të djegieve.

3. Gabim: Mënyra më e mirë që të zvogëloni mundësitë që të prekeni nga lythët, është që t’i hiqni duke i kapur lehtë dhe duke i tërhequr ngadalë me një pincetë të hollë.

4. E drejtë: Agrumet dhe frutat me vitaminë C prodhojnë kolagjen, një nga përbërësit më të rëndësishëm të indit lidhor përreth enëve të gjakut (kapilarëve) në lëkurë. Sa më shpejt të formohen, aq më shpejt largohen ënjtjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat