Pse duhet të bëjmë stretching çdo ditë?

Shëndetësia

Pse duhet të bëjmë stretching çdo ditë?

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Stretching (tërheqja e muskujve) është komponent kryesor i çdo stërvitjeje rutinë e megjithatë, ky element jetësor shpesh anashkalohet nga shumë prej nesh.

"Ushtrimet e fleksibilitetit janë po aq të rëndësishme sa stërvitjet kardio, me pesha apo me forcën e trupit", thotë Ben Svendsen, trajner i nivelit 3 në CrossFit.

Stretching i rregullt përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qëndrimin, si dhe lehtëson tensionin e muskujve në gjithë trupin. Përveç kësaj, ajo rrit performancën tuaj atletike dhe mund të zvogëlojë rrezikun e lëndimit.

Trajneri i fitnesit Kollins Ezekh thotë gjithashtu se stretching "rrit furnizimin me ushqim të muskujve". Për më tepër, së bashku me aktivitetin fizik, stretching përmirëson edhe gjendjen mendore, duke zvogëluar stresin dhe duke çliruar tensionin. Është një mënyrë e shkëlqyer për t'i dhënë vetes një pushim mendor, për t'u karikuar dhe për të qetësuar mendjen.

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk bëni stretching?

Me kalimin e kohës muskujt do shtrëngohen dhe sfera juaj e lëvizjes mund të kufizohet për shkak të mos-fleksibilitetit. Kjo rrjedhimisht i bën muskujt tuaj të dobët, duke rritur rrezikun për tendosje, dhimbje të kyçeve dhe dëmtim të muskujve.

Nyjet tona mund të humbasin deri në 50% të gamës së tyre të lëvizjes ndërsa plakemi, kështu që stretching nuk është e rëndësishme vetëm për atletët, por për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat