Burim i shëndetit lakra jeshile

Shëndetësia

Burim i shëndetit lakra jeshile

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Lakra jeshile pa kurrfarë dyshimi është një ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. Megjithëse viteve të fundit ishte lënë anash, me substancat e saj shëruese ajo po kthehet aty ku e ka vendin. Ajo përmban shumë vitamina C, A dhe K

FORCON SISTEMIN IMUN

Lakra jeshile është përplot me përbërës ushqyes që forcojnë sistemin imun, por ndihmon edhe kundër baktereve dhe viruseve. Po ashtu është shumë e rëndësishme në shëndetin e vegjetarianëve, sepse përmban më shumë hekur sesa mishi.

E SHKËLQYESHME PËR DETOKSIM

Marrë parasysh faktin se është përplot me squfur dhe fibra, luan rol të madh në mbajtjen e mëlçisë së shëndetshme, por edhe në detoksimin e mbarë organizmit. Përmban edhe shumë vitamina C, të cilat shtojnë shkëmbimin e materieve dhe hidratojnë trupin, por edhe zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak.

E SHKËLQYESHME PËR SYTË

Është përplot substanca organike, me zeaksantinë dhe karotenoide natyrale, që luajnë rolin e një filtruese në sy. Duke e konsumuar këtë perime mbroni syt tuaj, duke i mbrojtur nga efektet negative të rrezeve ultravjollcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat