Pse disa njerëz janë rezistentë ndaj koronavirusit?

Shëndetësia

Pse disa njerëz janë rezistentë ndaj koronavirusit?

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Rezultatet e një studimi të ri nga Universiteti i Sao Paulos në Brazil kanë zbuluar pse disa njerëz janë natyrshëm rezistentë ndaj koronavirusit.

Një studim i çifteve në të cilët të dy partnerët ishin të ekspozuar ndaj koronavirusit, por vetëm një person ishte i infektuar,ndihmoi për të hedhur në dritë arsyet se pse disa njerëz janë rezistentë ndaj koronavirusit.

Shkencëtarët besuan se raste të tilla ishin të rralla, por një thirrje për vullnetarë që përputheshin me atë profil rezultoi në një përgjigje nga afërsisht një mijë çifte.

Mostrat e gjakut nga 86 çifte u morën si pjesë e studimit për analiza të hollësishme.

Rezultatet tregojnë se partnerët rezistentë më shpesh kanë gjene që kontribuojnë në aktivizimin më efikas të të ashtuquajturave qeliza vrasëse natyrore (qelizat NK), të cilat janë pjesë e përgjigjes fillestare të përbërjes imune ndaj mikrobeve.

Kur ato aktivizohen siç duhet, ata mund të njohin dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara, duke parandaluar zhvillimin e sëmundjes, shpjeguan shkencëtarët në një punim të botuar në revistën Frontiers in Immunology.

“Hipoteza jonë është se variantet gjenomike mund të gjenden më shpesh tek një bashkëshort i ndjeshëm ndaj infeksionit që dërgojnë në prodhimin e molekulave që pengojnë aktivizimin e këtyre qelizave”, tha autori i studimit Mayana Zatz nga Universiteti i Sao Paulos në Brazil.

Megjithatë, autorët kanë lënë të hapur mundësinë për më shumë studime, që mund të japin kontribut në ndikimin e mekanizmave tjerë imunitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat