Lëngu magjik kundër kollës

Shëndetësia

Lëngu magjik kundër kollës

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Nëse keni vështirësi që ta hidhni jashtë gëlbazin, me këtë rast do t'ju ndihmojë shurupi vendor, krejt natyral.

PËRBËRËSIT:

Një lugë rrënjë të mëllagës së bardhë, një lugë fara të lirit, një lugë sherbelë, 1 limon të prerë në rriska të imëta, 250 ml ujë, 250 g sheqer të vrugët.

PËRGATITJA:

1. Hidheni ujin në enë të vogël, e më pas shtoni sheqerin e vrugtë. Kur sheqeri të jetë tretur, shtoni përbërësit e tjerë dhe gjithçka vloni në temperaturë të ulët për rreth 15 minuta. 2. Masën më pas e hiqni nga pllaka dhe procedoni. 3. Merrni nga një lugë shurup tri herë në ditë. Përdoreni shurupin derisa të ndjeni përmirësime. Shurupin më pas e ruani në frigorifer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat