Mbretëresha e bimëve mjekësore

Shëndetësia

Mbretëresha e bimëve mjekësore

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Aloe vera i ngjan një kaktusi, rreth 60 centimetra i lartë, me gjethe të trasha dhe për shkak të vetive të jashtëzakonshme kuruese, njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore.

Rritet natyrshëm në zonat me klimë të ngrohtë dhe lagësht. Në botë njihen mbi 250 lloje të kësaj bime dhe katër prej tyre kanë veti shëruese. Është e pasur me minerale dhe vitamina si A, B1, B2, B3, B6, B9, B12, C dhe E, acid folik, magnez, zink, mangan, kalium dhe hekur.

Prej kohësh është përdorur në sëmundjet e lëkurës dhe shërimin e plagëve, për përdorim të jashtëm, dhe si një laksativ. Sot përdoret si ilaç popullor për sëmundje të ndryshme dhe probleme shëndetësore.
Ka efekte antiinflamatore, antibakteriale, antivirale dhe laksative. Neutralizon acidin e ngritur të stomakut, normalizon pH e jashtëqitjes, përmirëson funksionin e mëlçisë, forcon muskujt e zemrës, lehtëson simptomat e astmës dhe alergjitë.

Ai zvogëlon dhimbjen dhe kruajtjen pas pickimit të insekteve, ndihmon te skuqja e lëkurës, puçrrat, njollat e errëta në lëkurë, djegien nga dielli, lehtëson njollat e moshës në duar, rinovon lëkurën dhe përshpejton rritjen e flokëve. Gjithashtu forcon imunitetin, shkatërron viruset, bakteret, kërpudhat dhe parazitët dhe ndihmon në detoksifikimin e trupit.

Largon toksinën nga trupi, lehtëson dispepsin, ulcerat, infeksionet e traktit urinar, reumën dhe artritin. Përdoret në formën e lëngut, çajit ose në formën e kremrave të ndryshëm për aplikim topikal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat