Konsumi i këtij ushqimi mund të ndihmojë në shmangien e demencës!

Shëndetësia

Konsumi i këtij ushqimi mund të ndihmojë në shmangien e demencës!

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Një studim në qershor mori të dhëna nga pak më shumë se 500 gjermanë, me një moshë mesatare rreth 70 vjeç

Më shumë se 300 kishin të afërm me Alzheimer ose tashmë po shfaqnin vetë shenja të sëmundjes. Ata që hanin kryesisht peshk, perime, drithëra të plota, vaj ulliri, fruta dhe arra – kishin më shumë vëllim truri në rajonet e cenueshme nga sëmundja e Alzheimerit dhe memorie më të mirë (Ballarini et al., 2021).

“Ne kemi kombinuar disa lloje të dhënash për të kuptuar më mirë këtë efekt mbrojtës të dietës,” tha autori kryesor Tommaso Ballarini i Qendrës Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative për MedPage Today, mbi idenë se dieta “mund të veprojë si një frenim kundër progresionit të Alzheimerit”, shkruan Psychology Today.

Vitin e kaluar, të dhënat nga dy prova në SHBA me më shumë se 6000 pjesëmarrës zbuluan se ngrënia e peshkut mbron trurin. Në një grup të dhënash me më shumë se 3,300 pjesëmarrës, studiuesit matën performancën njohëse në dy, pesë dhe dhjetë vjet.

Shkalla e rënies në pesë vitet e fundit ishte më e ngadaltë tek ata që hanin më shumë peshk. Ngrënia e më shumë perimeve dhe arrave dhe pirja më pak e alkoolit ndihmonin gjithashtu.

Si mund të mbrohem nga rënia konjitive (njohëse)?

Këshillat më të mira të dietës deri më tani: Hani peshk të yndyrshëm, perime, drithëra, fruta dhe arra.

Obeziteti dhe diabeti i tipit 2 janë faktorë të rëndësishëm rreziku për Alzheimer, kështu që çdo gjë që mund të bëni për të humbur peshë dhe për të menaxhuar sheqerin në gjak është thelbësore.

Po në lidhje me suplementet?

Deri më tani, asnjë strategji për marrjen e suplementeve probiotike nuk është treguar të ndikojë në Alzheimer (Kruger, 2021).

Megjithatë, shtesat omega-3 janë treguar se nxisin acidet yndyrore me zinxhir të shkurtër, të lidhura me përmirësimin e shëndetit të zorrëve, citon Anabel.

Hulumtimet laboratorike dhe studimet e popullsisë mbështesin idenë se suplementet me omega-3 janë të mira për trurin, si dhe për pjesën tjetër, por studimet e suplementeve shpesh kanë patur rezultate të përziera.

Më e rëndësishmja, mbetet ushqyerja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat