Cilat janë fazat e migrenës?

Shëndetësia

Cilat janë fazat e migrenës?

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Migrena prek rreth 39 milionë njerëz, përfshirë edhe  fëmijët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo nuk manifestohet vetëm me dhimbje koke, por është një gjendje neurologjike me simptoma neurologjike.

Simptomat e migrenës mund të përfshijnë dhimbje të forta pulsuese, zakonisht në njërën anë të kokës, shqetësime vizuale dhe të përziera, shkruan Healthline.

Të tjera simptoma që mund të shfaqen janë të vjellat, marramendja, ndjeshmëria e shtuar ndaj dritës, erës dhe prekjes.

Migrena mund të jetë një gjendje kronike që ndikon rëndë cilësinë e jetës, duke e bërë atë një shqetësim serioz për shëndetin.

Njohja e fazave të migrenës mund t’ju ndihmojë të trajtoni simptomat në fillim dhe potencialisht të ndihmojë në minimizimin e efekteve të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat