Fundjava është ideale për verën e ngrohtë, ja si ta përgatisni

Shëndetësia

Fundjava është ideale për verën e ngrohtë, ja si ta përgatisni

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Moti i ftohtë është perfekt për të kaluar mbrëmjen me verë të ngrohtë dhe gështenja. Ja si mund ta përgatisni atë:

Koha e përgatitjes: më pak se 30 minuta

Koha e gatimit: 30 minuta deri në 1 orë

Përbërësit

·         1 portokall i madh

·         3 limonë

·         12 sythe karafili të tharë

·         2 mandarina

·         2 x 750ml shishe vere të kuqe

·         2 shufra kanellë

·         150g sheqer pluhur (opsional)

·         konjak sipas shijes (opsional)

PËRGATITJA: 

Qëroni me shumë kujdes dhe me prerje të hollë lëkurën e portokallit dhe limonëve. Shtrydhni më pas lëngun e tyre dhe ruajeni për pak më vonë. Vendosni sythët e karafilit në mandarina. Hidheni verën në një enë të madhe dhe me bazë të trashë. Shtoni në enë 1.2 litra ujë të ftohtë, lëkurët dhe lëngun që kemi ruajtur mënjanë. Pas ndonjë minuti mund të shtoni edhe copët e mandarinave bashkë me shufrat e kanellës. Dërgojeni përzierjen deri pranë pikës së vlimit, dhe filloni të ulni nxehtësinë deri sa të arrijmë zierjen. Uleni kapakun dhe vijoni me zierjen për thuajse 1 orë. Gjatë zierjes, mund të shtoni sheqerin pluhur apo brendin sipas shijes suaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat