EMA i vë vulën, tregon a ndikojnë negativisht vaksinat te gratë shtatëzëna?

Shëndetësia

EMA i vë vulën, tregon a ndikojnë negativisht vaksinat te gratë shtatëzëna?

Më: 18 janar 2022 Në ora: 18:12
Foto-ilustrim

Agjencia Europiane e Barnave ka dalë me një njoftim të rendësishëm sa i përket ndikimit te vaksinave me teknologjinë mARN te gratë shtatëzëna.

Pas studimit të kryera nga EMA rezulton se këto vaksina nuk kanë asnjë efekt negative të fetuesi apo shëndeti i nënës.

Analiza e agjencisë u bazua në shumë studime ku përfshiheshin rreth 65 mijë gra shtatzëna në disa faza të ndryshme. Kjo analizë nuk zbuloi asnjë shenjë rreziku të ndonjë komplikacioni, aborti apo lindje të parakohshme që mund të shkaktohej nga vaksina.

“Gratë shtatzëna mund të përdorin vaksinat kundër Covid-19 që janë prodhuar nga teknologjia mARN, pasi nuk rrezikojnë as foshnjën dhe as shëndetin e tyre”, thuhet në njoftimin e EMA-s.

Në BE përdoren aktualisht dy vaksina me këtë teknologji. E para është Pfizer dhe e dyta, Moderna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat