Shprehitë higjienike, që dyfishojnë rrezikun nga kanceri i vezoreve

Shëndetësia

Shprehitë higjienike, që dyfishojnë rrezikun nga kanceri i vezoreve

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Studimi i fundit amerikan ka gjetur fakte se obsesioni për pastrim mundet të jetë i kobshëm. Femrat të cilat rregullisht e pastrojnë vagjinën e tyre me ujë apo me lëngje tjera dyfishojnë rrezikun për zhvillimin e kancerit të vezoreve.

Zbulimi është me shumë rëndësi marrë parasysh se hulumtimet e mëparshme higjienën intime e kanë ndërlidhur me infeksionet me kërpudha, sëmundjet inflamatore. Po ashtu, shkencëtarët si pasoja të mundshme parashikojnë kancerin e qafës së mitrës, pjellori të dobësuar dhe HIV-in si dhe sëmundjet e tjera bartëse. Por, studimi i Institutit Kombëtar për Shëndet Publik është i pari që ka përmendur se shkaku mund të jetë kanceri i vezoreve.

Është shumë brengosëse që në mbarë botën femrat për trupin e tyre kujdesen në këtë mënyrë. "Ekzistojnë arsye të shumta pse nuk duhet bërë një gjë të tillë, e nuk më bie ndërmend asnjë pse duhet bërë këtë", ka thenë Clarice Weinberg, njëra nga autoret e studimit. Kanceri i vezoreve njihet si vrasësi i heshtur.

Femrat shpeshherë nuk ndjejnë kurrfarë simptoma derisa sëmundja të përparojë në fazën e fundit. Vagjina pastrohet vetvetiu, e lëngjet e ndryshme mund ta çrregullojnë ekuilibrin natyral. Një e katërta e femra që pastron vagjinën shpesh ju kanoset rreziku për kancer të vezoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat