Si t'i shëroni aftat?

Shëndetësia

Si t'i shëroni aftat?

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Aftat janë plagë të vogla që shkaktojnë dhimbje të cilat paraqiten në membranën mukozale të zgavrës së gojës. Më së shpeshti paraqiten në gjuhë dhe në anët e brendshme të faqeve dhe buzëve.

Arsye për paraqitjen e tyre më së shpeshti është rënia e imunitetit, por edhe predispozitat gjenetike, anemia, lodhja, cikli menstrual, çrregullimet hormonale dhe të ushqyerit e keq.

Shërimi zakonisht përfshin aplikim të ilaçeve antiseptike, anestetike dhe anti-inflamatore, por ato mund të shërohen edhe me përbërës natyralë. Ilaçi më i mirë i tillë është çaji nga sherbela dhe kumaku me të cilin shpëlahet goja.

Gjithashtu rekomandohet shpëlarja e gojës me aloe verë tri herë në ditë, ndërsa i suksesshëm në shërimin e aftave është treguar edhe propolisi. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj tyre është mirë që të konsumoni më shumë jogurt, perime të gjelbra dhe drithëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat