Bima për humbje të peshës

Shëndetësia

Bima për humbje të peshës

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Bima që shpesh përdoret si erëz, është shumë e përshtatshme edhe për humbje të peshës. Majdanozi është, para së gjithash, një bimë e freskët e aromatike, që gjellëve u jep një shije të veçane dhe i pasuron me vitamina shtesë.

Megjithatë, nuk do të thotë që të përdoret vetëm për atë qëllim, atë mund ta përdorni edhe për humbje të peshës. Përbërësit: - 5 lugë gjelle me fletë të grimcuara të majdanozit, - 1 litër ujë. Përgatitja: Fletëve të majdanozit ua qitni ujin e valë.

E mbuloni dhe e lini që të qëndrojë 20 minuta e më pas e filtroni. Pija pihet gjatë tërë ditës. Vërejtje: Sasia e përbërësve, e dhënë më lart, është e nevojshme për përdorim njëditor.

Duke pasur parasysh efektin e theksuar diuretik, nuk rekomandohet rritja e dozës. Te rastet e sëmundjeve kronike, e gjithashtu edhe në rastin e shtatzënisë, pijen nga majdanozi mund ta pini pas këshillimit me mjekun tuaj. Në fakt, kjo pije çudibërëse nga organizmi i mënjanon helmet, e gjithashtu, e shpejton metabolizmin. Për shkak të efikasitetit të kësaj pijeje, nuk rekomandohet që të konsumohet më gjatë sesa pesë ditë me radhë. Për mbajtje të procesit të humbjes së peshës, duhet ta ndiqni një regjim të duhur të të ushqyerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat