Pse nuk duhet të porosisni asnjëherë ujë me limon në lokal

Shëndetësia

Pse nuk duhet të porosisni asnjëherë ujë me limon në lokal

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Sa herë që pi ujë me limon, mendon se ndihesh ‘me të vërtetë’ e shëndetshme apo jo?

Sidomos në rastet kur refuzon çdo lloj pije me gaz apo alkoolike, nëse je në një restorant. Por a e di se çfarë ndodh sa herë që i shton limon ujit? Dhe e di se kjo mënyrë që zgjedh në bare apo restorante mund të të bëjë më shumë dëm se sa mirë?

Janë disa argumente që duhet t’i mbash parasysh, sepse janë rezultat i shumë baktereve të mbledhura te limoni si pasojë e moslarjes së tij.

ipas një studimi të kryer nga një mikrobiolog në New Jersey (por edhe studime të tjera të ngjashme), limoni që shërbehet nëpër restorante (apo bare) ka shumë baktere, aq sa tejkalojnë edhe numrin maksimal të tyre. Shumë prej këtyre baktereve gjenden në fekale, sipas studimit.

Këto mikroorganizma mund të transmetohen edhe në mishin apo peshkun me limon që konsumon në restorant, nëse duart që i kanë prekur më parë janë të palara.

Shokuese, por e vërtetë. Por nëse je në grupin e atyre njerëzve që nuk pi ujë me limon në bare apo restorante, atëherë nuk ke pse shqetësohesh. Po ashtu, nëse ke sistem imunitar të shëndoshë, ndoshta edhe pas kësaj do të ndihesh mirë dhe pa probleme (por mos harro që ka mjaft restorante apo bare që nuk respektojnë rregullat shëndetësore të vendosura nga ISHP).

Megjithatë, nëse je në shtëpi, ekspertët sugjerojnë gjithmonë ujë me limon për të hequr bakteret e dëmshme që ke marrë nga çdo ushqim i jashtëm.

Kështu, nëse je e dashuruar me limonin, përdore atë sa më shumë në shtëpi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat