Pse nuk duhet të flini me flokë të lagur

Shëndetësia

Pse nuk duhet të flini me flokë të lagur

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 07:42
Ilustrim

Jeni kthyer në shtëpi pas një dite të gjatë, keni bërë një banjë dhe gjithçka që dëshironi është të shtriheni në shtrat. Por a jeni të vetëdijshëm për problemet që mund t’ju shkaktojnë flokët e lagur? Ju mund të keni dëgjuar se rrezikoni të ftoheni në dimër.

Por mund të dëmtojë dhe strukturën e flokëve tuaj, pasi ato bëhen më të ndjeshme dhe të prirura për t’u thyer. Gjithashtu mund t’ju shkaktojnë dhimbje koke. Disa ekspertë thonë se gjumi me flokë të lagur ul temperaturën e trupit dhe kjo shkakton dhimbje koke teksa trupi përpiqet të ngrohet.

Specialistët e tjerë besojnë se të shkosh në shtrat me flokët e mbështjellë me një peshqir shkakton dhimbje dhe madje mund të ndërpresë gjumin. Gjithashtu mund të acarojë lëkurën. Kur ndryshoni pozicion gjatë gjumit, flokët mund t’ju bien në fytyrë.

Kombinimi i flokëve të lagur dhe temperaturës në dhomën e gjumit, mund të sigurojë kushtet e përsosura për rritjen e baktereve irrituese të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat