Cilat janë simptomat e menopauzës?

Shëndetësia

Cilat janë simptomat e menopauzës?

Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Menopauza është një proces biologjik natyral, i cili nis rreth moshës 40-55 vjeçare.

Shpesh ky cikël mund të shoqërohet me ndryshime psiko-emocionale, të cilat krijojnë disa shqetësime te gratë.

Më poshtë ua sjellim disa nga simptomat më të zakonshme që menopauza shkakton dhe si t’i menaxhoni sa më mirë:

Vala e nxehtësisë

Kafeina, alkooli, një ambient i nxehtë ose stresi, janë të gjitha shkaqe të valës së nxehtësisë, një nga simptomat më të zakonshme. Ajo çfarë mund të bëni është të merrni frymë ngadalë dhe thellë me hundë, e ta nxirrni me gojë. Mbani një ditar për të gjurmuar faktorët që i shkaktojnë, për t’i kuptuar dhe më pas parandaluar.

Djersitje gjatë natës

Natën, valët e të nxehtit mund të shfaqen për disa minuta ose më shumë, duke krijuar djersë dhe duke ju lënë pa gjumë. Zgjidhni veshje dhe mbulesa të lehta, vendosni një ventilator pranë shtratit në mënyrë që ajri të qarkullojë vazhdimisht.

Çrregullimet e gjumit

Joga dhe meditimi, por gjithashtu edhe ushtrime të tjera, mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Por duhet të ndaloni së ushtruari rreth 3 orë para gjumit.  Në vend të alkoolit, pini qumësht të ngrohtë ose kamomil, substancat e tyre mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni.

Luhatje humori

Të qarat dhe të qeshurat e çuditshme, janë të zakonshme për gratë rreth kohës së menopauzës. Joga, meditimi dhe çdo aktivitet tjetër mund t’ju ndihmojnë edhe në këtë rast. Mjeku juaj mund të sugjerojë një pilulë kontraceptive me dozë të ulët, ilaçe kundër depresionit dhe trajtime alternative për ndryshimet e humorit.

Dhimbje koke

Migrena mund të përkeqësohet ose mund të shfaqet për herë të parë. Mbani një ditar për të parë se çfarë e shkakton dhimbjen e kokës dhe nëse shfaqet së bashku me valët e nxehtësisë. Ngrënia e vakteve të vogla gjatë ditës, mund të ndihmojë nëse uria është një shkaktar i dhimbjes së kokës. Ndryshimi i orarit të gjumit mund të jetë gjithashtu një shkaktar, kështu që përpiquni të flini në të njëjtin orar çdo natë.

Hollim dhe rënie e flokëve

Flokët mund të hollohen ose të bien më shpejt gjatë kohës së menopauzës. Në të njëjtën kohë, ato mund të shfaqen edhe në mjekër apo faqe. Në këtë rast mund të kërkoni ndihmë nga një mjek dermatolog, shkruan AgroWeb.

Aknet

Aknet janë diçka e zakonshme edhe gjatë menopauzës. Sigurohuni të përdorni krem hidratues, kundër diellit, pastrues dhe produkte të tjera të buta.

Probleme me kujtesën

Sfidoni trurin tuaj në mënyra të reja, si për shembull duke mësuar diçka të re. Gjithashtu reduktoni nivelin e stresit, pasi mund të jetë një shkaktarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat