Nuk duhet t’i hidhni më kurrë, farat e shalqirit janë të shkëlqyeshme për shëndetin

Shëndetësia

Nuk duhet t’i hidhni më kurrë, farat e shalqirit janë të shkëlqyeshme për shëndetin

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Të gjithë ne i hedhim farat e shalqirit, pa e ditur sa të shëndetshme dhe të dobishme janë. Ato përmbajnë fibra dietike që janë të shkëlqyera për funksionimin e duhur të traktit tretës, zorrëve, si dhe ndihmojnë në trajtimin e të sëmurëve me verdhëz.

Ato përmbajnë substancën citruline, e cila vepron si një antioksidant, përshpejton zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt të dobishëm në rastin e arteriosklerozës, hipertensionit, angina pectoris dhe disfunksionit erektil te meshkujt.

Për të përfituar nga të gjitha vetitë shëruese të këtyre farave, duhet t’i grini ose piqni dhe më pas t’i konsumoni. Përveç kësaj, mund të bëni çaj nga farat e shalqirit, i cili është një nga “ilaçet” më të mira për pastrimin e veshkave, zorrëve dhe fshikëzës.

Si ta bëni çajin

Përdorni 4 lugë fara shalqiri, të cilat shtypen ose copëtohen në blender dhe zihen për 15 minuta në 2 litra ujë. Kjo sasi duhet të pihet gjatë dy ditëve. Përdorimi i këtyre farave, qoftë në formë çaji apo ushqimi, rekomandohet gjithashtu për forcimin e kujtesës dhe përqendrimit, madje edhe për bukurinë e lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat