Mesatarsisht, sa herë duhet të urinosh në ditë?

Shëndetësia

Mesatarsisht, sa herë duhet të urinosh në ditë?

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Urinimi, një proces kaq çlirues, në të njëjtën kohë një tregues i problematikave të ndryshme shëndetësore. Urinimi i shpeshtë lidhet ngushtë me hidratimin dhe për këtë arsye, ndonjëherë, nuk e kuptojmë që kemi të bëjmë me urinimin e tepërt.

Nëse gjithmonë e ke pyetur veten se sa herë duhet të urinosh brenda ditës, përgjigjen ta japim ne: Nuk ka një numër të caktuar mbi frekuencën e urinimit, por një mesatare, e cila varet nga sasia e ujit që ti konsumon. Mesatarja normale varion mes 6-7 herë brenda 24 orëve, ose çdo 2,5 orë.

“Në fakt, nëse je hidratuar mjaftueshëm, mund ta kuptosh nga ngjyra e urinës”, - shprehet Amy George, mjeke në qendrën shëndetësore “UC Davis”. “Nëse urina është e errët dhe ka një aromë karakteristike, atëherë duhet të konsumosh më shumë ujë. Nëse është e verdhë e lehtë ose paksa transparente, atëherë ke marrë sasinë e duhur të ujit”.

Pra, herë tjetër, mos u shpërqendro nga puna, por pi ujë. Dhe nëse ndien etje të vazhdueshme, që sjell edhe konsumimin e ujit më shumë se sa duhet, duhet të konsultohesh me një mjek.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat