Lista e barnave që sjellin deri te pesha e tepërt

Shëndetësia

Lista e barnave që sjellin deri te pesha e tepërt

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Fjala e fundit që pacienti dëshiron të dëgjojë është që njëri ndër barnat të cilat ia ka rekomanduar mjeku, do ta bëjë të shtojë në peshë. Kjo është frikë që shumica e njerëzve, kur u nevojitet ndonjë ilaç, që disa ndikime anësore nuk mund të mënjanohen.

Disa njerëz as që e dinë që shtimi i peshës është pasojë e marrjes së disa barnave, mirëpo ata do ta kuptojnë atë kur të vërejnë shtimin e peshës, pa sqarime të tjera.

Disa barna shtojnë apetitin, disa ndryshojnë veprimin nëse merren bashkë me barna të tjera…

Pesha e tepërt që është gjithnjë e më e shpeshtë në shoqërinë bashkëkohore mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i madh i barnave.

Barnat të cilat shkaktojnë shtim në peshë janë steroidet, antipsikotikët, antidepresivët, barnat kundër migrenës, për diabet (insulina dhe disa barna orale). Prandaj, kini kujdes se çfarë merrni dhe në çfarë doze.

Barnat për alergji

Posaçërisht ato që përmbajnë ‘diphenhidramin’ që shkakton përgjumje momentale.

Antidepresivët

Disa antidepresivë ndikojnë në disponimin tuaj, ashtu që ua shtojnë apetitin për ushqim. Porsa të vëreni ndryshimin e shprehisë në ushqim, kërkoni që t’jua ndërrojnë medikamentet e ordinuara.

Kontraceptivët

Barnat për kontrollimin e lindjeve lehtë çojnë deri te grumbullimi i kilogramëve, sepse kanë tendencë të shkaktojnë fryrje dhe mbajtje të lëngjeve. Zgjidhni tabletat që kanë më pak estrogjen dhe progesteron.

Tabletat për gjumë

Këto tableta mund të jenë shkaktarë kryesorë pse po trasheni. Prandaj mos i blini sipas dëshirës, por vetëm me rekomandim të mjekut.

Barnat për migrenë

Ju nxisin që të hani më shumë. Oleanzipina dhe natrium valproati mund të bëjnë që të shtoni në peshë.

Steroidet

Shumë steroide që janë në dispozicion mund të bëjnë që të ndiheni jashtëzakonisht të uritur. Në fakt, steroidet janë mënyrë e shkëlqyer për ta forcuar apetitin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat