Çfarë është skizofrenia?

Shëndetësia

Çfarë është skizofrenia?

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Skizofrenia është një çrregullim i madh psikiatrik me pasoja të rënda në aftësinë për të ruajtur aftësitë sociale dhe personale. Skizofrenia është një nga çrregullimet më të rëndësishme psikiatrike, për shkak të pasojave të rënda në mundësinë e ruajtjes së aftësive për punë, sociale dhe personale të subjektit që preket. Çrregullimi zakonisht fillon në moshë të re dhe prek rreth 0.5 për qind të popullsisë.

Ecuria e sëmundjes është kronike, me periudha në të cilat shpërthejnë simptomat (iluzionet, halucinacionet dhe çorganizimi i sjelljes), të alternuara me momente të tjera të përkeqësimit progresiv të aftësisë për të marrë vendime, për të ndjerë kënaqësi, për të mbajtur ose krijuar afeksione.

Forma akute trajtohet më lehtë, sidomos në ambientet spitalore, me medikamente antipsikotike. Forma kronike, e cila përkufizohet si mangësi, përkeqësohet me kalimin e kohës dhe kërkon si trajtim farmakologjik për të parandaluar rikthimet, ashtu edhe trajtim rehabilitues, i quajtur kognitiv-sjellës, i cili e bën pacientin të rikuperojë aftësitë e humbura.

Shkaqet e sëmundjes janë ende të panjohura, por origjina biologjike konfirmohet nga studimet që kanë identifikuar disa ndryshime në funksionimin e trurit të subjekteve skizofrenë. Studimet kanë çuar në zhvillimin e komponimeve të reja me efekte anësore të reduktuara, efektive si në fazat akute ashtu edhe në bërjen e pacientëve më të hapur ndaj ndërhyrjeve rehabilituese.

Por skizofrenia mbetet një nga sëmundjet më serioze psikiatrike, e nevojshme për kërkime të vazhdueshme shkencore mbi lidhjet e trurit dhe aftësitë njohëse të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat