Pse duhet të konsumoni sa më shpesh boronica

Shëndetësia

Pse duhet të konsumoni sa më shpesh boronica

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymit

Fruta e vogël e boronicës ndihmon punën e trurit, zbut lëkurën e thatë dhe luan rol edhe në pengimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene. Por këto nuk janë gjërat e vetme në të cilat ndikon boronica, ja edhe disa arsye tjera se pse duhet ta shijoni më shpesh boronicën.

– Imuniteti: Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymit. Shumica e vetive të mira që kanë boronicat vijnë nga pigmenti që ua jep ngjyrën e kaltër të errët.

– Shikimi: Dy porcione boronica në ditë e reduktojnë rrezikun nga humbja e shikimit si pasojë e plakjes për madje 38 për qind.

– Dhjami në bel: Polifenolët që gjenden në boronica ndikojnë në shpërbërjen e qelizave yndyrore, gjë që veçanërisht theksohet në shtresat e dhjamit rreth barkut. Kjo pemë përmban shumë pak kalori, kështu mund ta ofrojë një ndihmë të madhe, nëse përpiqeni për të humbur peshën.

– Kapsllëku: Një porcion me boronica përmban rreth 4 gramë fibra, që është 14 për qind e dozës së rekomanduar ditore. Boronicat ndihmojnë në hidratimin e traktit të zorrëve, gjë që është shumë e rëndësishme për funksionimin normal të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat