Mishi ndikon në uljen e depresionit, vegjetarianët preken më tepër

Shëndetësia

Mishi ndikon në uljen e depresionit, vegjetarianët preken më tepër

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Një studim i ri i publikuar nga Journal of Affective Disorders ka zbuluar se mishi ndikon në uljen e depresionit.

Një grup studiuesish në Brazil donin të zbulonin lidhjen midis vegjetarianizmit dhe depresionit tek të rriturit. Për këtë ata pyetën 14,216 njerëz në Brazil nga mosha 35 deri në 74 vjeç nëse ndiqnin një dietë pa mish dhe i morën në pyetje ata për të identifikuar episodet e tyre të depresionit.

Të dhënat e mbledhura treguan se të anketuarit që përjashtuan mishin nga dieta e tyre përjetonin episode depresive dy herë më shpesh se ata që hanin mish.

Sipas studiuesve episodet depresive janë më të përhapura tek individët që nuk hanë mish, pavarësisht nga faktorët socio-ekonomikë dhe të stilit të jetesës.

Vlerat që gjenden te mishi, duke përfshirë hekurin, vitaminën B, zinkun dhe proteinat ndihmojnë funksionet e trurit dhe mund të jenë të vlefshëm në parandalimin e episodeve depresive. Monique Richard, një zëdhënësi i Akademisë së Ushqimit dhe Dietologjisë, thotë:

Sa herë që një individ përjashton nga dieta burimet e proteinave dhe yndyrave, dhe nuk e zëvendëson atë me opsione po aq të përshtatshme nga pikëpamja ushqyese, kjo do të ndikojë në një sërë funksionesh sistemike dhe fiziologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat